Ronaldo flet pa dorëza

0
Gjigandi

I ftuar në një konferencë për shtyp në “Zoom”, e organizuar nga “Banco Santander”, ku kanë marrë pjesë më shumë se 50 gazetarë të ardhur nga e gjithë bota, Ronaldo Nazario de Lima, i njohur nga të gjithë si “Fenomeni”, u është përgjigjur pyetjeve të ndryshme lidhur me tema aktuale në botën e Interit, pa harruar kujtime nga e kaluara e tij zikaltër.

Rekoba?

“Chino” ishte një lojtar i jashtëzakonshëm. Befasoi botën, por jo mua me të majtën e tij të pabesueshme. I dërgoj një përqafim të madh.

Suarez dhe Kavani?

Janë dy sulmues të mëdhenj. Nuk e di ku do të luajë Kavani, i uroj më të mirën. Nëse vjen te Vajadolid? Do të ishte bukur, por duhet ta bëjë falas (qesh).

RonaTyra

Sulmuesi i së ardhmes?

Nëse do të isha Barcelona ose Reali i Madridit, do të blija Mbapenë: më kujton mua si lojtar.

Skuadrat spanjolle në Europë?

Interi është favorit kundër Getafes, e njëjta gjë vlen për Barcelonën kundër Napolit.

Ku e shikoni në të ardhmen Lautaro Martinezin?

Si sulmues më pëlqen, është shumë i zoti, dhe luan në një skuadër të madhe si Interi. Të shohim se çfarë do të ndodhë në merkato.

I këshilloni të qëndrojë tek Interi ku luan titullar apo te Barcelona ku duhet ta fitojë vendin?

Nuk mund të vendos për të apo t’i jap këshilla. Megjithatë, duhet të them se të luash për Barcelonën apo Interin nuk është problem (qesh).

Vidal?

Do të luante titullar në çdo skuadër të botës.

Aleksis Sançez?

Ka bërë mirë kudo që ka shkuar. Nëse nuk arrin ta bëjë tek Interi, Vajadolidi i hap dyert për ta pritur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu