Goretzka: Chelsea kanë avantazhin

0
Gjigandi

Leon Goretzka ka dhënë disa komente lidhur me ndeshjen e Ligës së Kampionëve, të cilën skuadra e tij e luan kundër Chelsea.

Kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich, do të tentojnë të ruajnë ritmin edhe në Ligën e Kampionëve kur përballen me ‘Blutë’ e Londrës.

Lidhur me ndeshjen ka folur mesfushori i bavarezëve Leon Goretzka, i cili beson se skuadra e Chelsea do të ketë avantazh ndaj Bayern.

“Ne tashmë kemi bërë një sezon të shkëlqyer, duke fituar kampionatin dhe Kupën”, ka thënë fillimisht Goretzka, transmeton lajmi.net.

“I gjithë fokusi ynë është në ndeshjen kundër Chelsea. Gjëja e mirë rreth këtij kundërshtari është se ata kanë aq respekt për ne sa ne kemi për ata”, shtoi gjermani.

RonaTyra

“Chelsea kanë avantazhin që do të udhëtojnë në Mynih pas sezonit, kurse ne kemi probleme të mbajmë ritmin pasi kemi përfunduar më herët. Ne do të bëjmë gjithçka që të sigurohemi se Chelsea nuk do të ketë sukses përsëri në Mynih”, ka thënë mes tjerash Leon Goretzka.

Bayern Munich gëzon një epërsi 3:0 nga ndeshja e parë dhe do të jetë thuajse e pamundur praktikisht për Chelsea që të shënojnë përmbysje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu