Vendin e kujt në ‘Top Channel’ do donte të zëvendësonte Era Rusi? Këngëtarja i thotë troç dy formatet e preferuara

0
Gjigandi

Këngëtarja e njohur, Era Rusi ka qenë këtë të dielë e ftuar në emisionin ‘E diell’ në ekranin e ‘Top Channel’, ku si çdo herë tjetër nuk i ka shpëtuar pyetjeve ngacmuese të gazetarit Ervin Kurti.

E pyetur se kë program do donte të moderonte, Era ka pohuar se meqënësd Arbana Osmani është shtatzënë mund ta zëvendësonte pasi i pëlqen formati ‘Dua të të bëj të lumtur’ sepse është human. Më tej shtoi se për ta zbutur pak do donte të ishte dhe në ‘Hell’s Kitchen’ krah Renato Mekollit, por dhe për të mësuar diçka më shumë nga kuzhina.

Era performoi në skenën e ‘E diell’ dhe disa nga këngët e saj më të bukura, duke dhuruar mjaft emocione me zërin unik dhe potencial që e karakterizon.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu