Ja çfarë më tha Fadil Vokrri një ditë para se të ndërronte jetë! Telefonata e Izetit…

0
Gjigandi

Ishte ditë e premte, 8 qershor i vitit 2018! Pak para orës 10:00 të mëngjesit, e takoj presidentin e FFK-së, Fadil Vokrrin në zyrën e tij në Federatën e Futbollit të Kosovës, aty ishte me Eroll Salihun, sekretar i përgjithshëm i FFK-së.

Ishte një person që kurrë nuk do t’ia përmendi emrin, në ditën e enjte  (7 qershor – 2018) e me thirri në telefon: “Hajde nesër në FFK,  shihu me Vokrrin e Salihun. Hajde para orës 10.00, se kanë punë me vonë, nuk janë në zyre. PO kanë qejf me të pa!”.

Isha me dy mendja, po shkoi nuk po shkoi, vendosa dhe shkova. 

Një takim i lirë dhe bisedë e lirë! 

Shkova si gazetar por ishte një takim jozyrtar, krejtësisht i lirë me legjendën Vokrri dhe Salihu!
Ata ishin duke u përgatitur që të merrni rrugën për në Rusi!

RonaTyra

Vokrrin, rrallë e kisha pa të hynte aq shpesh e të dilte nga zyrja, ishte shumë i angazhuar dhe aq i përkushtuar, vazhdimisht në këmbë por gjithnjë i buzëqeshur.
Përderisa bisedoja me Eroll Salihun, se si u pavarësuan nga futbolli ish jugosllav dhe ia kujtoja edhe disa detaje në at moment, goxha u futem në histori, ndërsa Vokrri hynte e dilte nga zyrja e me disa letra, bëhej gati! Ishet aq shumë optimist dhe me energji të plotë punonte në zyrën e tij.

Si fëmijë isha rritur me emrin e Vokrrit, si sot e mbaj mend lojërat e tija në fanellën e Prishtinës, Partizanit, Fenerbahces etj. 
Një buzëqeshje e tij si gjithmonë, e me një qetësi. “Po bëhem gati, të dielën do të shkojmë në Rusi, është Kampionati Botëror”, kështu tha Vokrri gjatë atij takimi të lirë! 
“Po lodhemi edhe na, ju a po lodheni”, kështu me thoshte e qeshte!

Salihu fliste për peripecitë dhe për angazhimet, kujtonte edhe kohërat e arta të viteve të 80-ta e të kohës së okupimit. Nuk qëndrova më shumë se gjysmë ore sepse e dija se ata janë shumë të angazhuar e të ngarkuar.

Gjatë përshëndetjes, President, kur kthehesh nga Rusia, e bëjmë një intervistë? Ai ma ktheu me të shpejt e duke buzëqeshur: Patjetër!

Të nesërmen , 9 qershor, e shtunë, më thërret Izet Gjinovci, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, a po i sheh lajmet e sotit çka ka ndodhë? Ia ktheva, Izet jam në gjumë, sa u çova!

Ai me tha, eu frajer, ora 11.00 e po flenë! Po pushim jam. Izeti me tha: A e pe se ka vdekur Vokrri! Ia ktheva: Izi, a nuk po ki me çka me luajt sot a, e me gjete mu? Izeti: Hyn këqyri lajmet, përnime! Kjo ishte trishtuese! E pabesueshme por e vërtetë!

Pa e menduar se do të jetë takimi i fundit me të me 8 qershor dhe të dielën e 10 qershorit të vitit 2018 në orët e pasdites do të varrosej legjenda, që dukej se po shembej gjithçka!

Kjo është jeta që ndryshon brenda pak orëve apo edhe minute! Krejt në fund, sot sa herë e shoh Eroll Salihun, më kujtohet sikur sot takimi në zyren e 8 qershorit 2018! Sikur sot me rri para fytyrës ai takim me Vokrrin e Salihun!

Vokrri që dha shumë për futbollin dhe është meritë e tij sot po shijojmë rrafshin ndërkombëtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu