Vjedhja e radhës shkoi keq për një 38-vjeçar shqiptar, pasi rrezikoi jetën kur ra nga dritarja e një magazine. Ngjarja ka ndodhur në periferi të Romës, kur shtetasi shqiptar me inicialet B.H. kishte hyrë për të vjedhur, por humbi kontrollin dhe ra në parkimin e magazinës, ku u gjet nga roja. I plagosuri u dërgua menjëherë në spital, ku iu vunë prangat nga policia pasi akuzohet për vjedhje të mbetur në tentativë. Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!