Ende nuk dihet sesi do të rrjedhin gjërat në futbollin, teksa në çdo kohë po pritet vendimi nga takimi mes FFK-së dhe IKShP-së.
Por, trajnerët nuk po i ndalin verdiktet potenciale, duke aluduar në to, ani pse në fund nuk do të vendosin ata.
Ka qenë trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, i cili në një prononcim për RTK-në tha se vendi ynë nuk i ka kushtet si të Italisë apo Anglisë, kurse shtoi se skuadra që ai drejton do të shpallet kampion, qoftë në tavolinë apo në fushë.
“Në Angli dhe Itali është kollaj të flitet, kushte të tjera. Atje bëhen teste çdo 5 ditë. Tek ne është më problem. Ne do të shpallemi kampionë, qoftë në tavolinë apo në fushë”, tha ndër të tjera ai.