Jesus merr drejtimin e Benficas

0
Gjigandi

Benfica zyrtarizoi rikthimin e trajnerit Jorge Jesus, i cili do të zëvendësojë të larguarin Bruno Lage, që u shkarkua 4 ndeshja nga fundi i kampionatit (titulli në Portugali u fitua nga Porto”.

65-vjeçari rikthehet pas përvojës 13 muajsh të mbushur me trofe në krye tw Flamengos në Brazil. Në vendin karioka Jesus koleksionoi titullin kampion, Coppa Libertadores. Recopa Sudamericana dhe Kupwn e Brazilit.

Jorge Jesus e ka drejtuar edhe më parë Benfican, ku në sezonet 2009-2015 ka fituar tri herë kampionatin.

Për momentin drejtuesit e klubit nuk kanë bërë të ditur as kohëzgjatjen e kontratës dhe as pagën që do të përfitojë trajneri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu