Ministria e Shendetesise reagoi ne lidhje me vdekjen e 27 vjecarit qe mjekohej ne sherbimin infektiv pas prekjes nga koronavirusi.
Sipas ketij dikasteri vdekja ka ardhur nga problemet shendetesore qe i riu kishte ndersa ne lidhje me koronavirusin, ai ishte asimptomatik.
DEKLARATE: Shërbimi Infektiv: I riu ishte asimptomatik nga COVID19
Ministria e Shëndetësisë sqaron se, referuar shërbimit infektiv, një i ri 27 vjeçar nga Kavaja, ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit vaskular cerebral.
27 vjeçari vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut dhe ishte asimptomatik për COVID19. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes.