Rama i prerë për votën e emigrantëve: Me ose pa dakordësinë e opozitës, drafti do të…

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama është shprehur i prerë në mbledhjen online të Këshillit të Diasporës. Ai tha se me ose pa dakordësinë e opozitës parlamentare, që ka votat, drafti që do t’i dorëzohet Komisionit të Reformës Zgjedhore do të jetë gati në 30 qershor.

“Nuk kemi nevojë për një zgjidhje teknike, por kemi nevojë për një provueshmëri, sepse nëse procesi është i kontestuar atëherë kjo gjë është problem.Këtu besoj që është momenti për ti dhënë përgjigje pyetjes si mund të ndihmoni ju?

Ndihma kryesore që duhet të jepni është që të merrni pjesë në monitorimin e mekanizmit. Tjetër gjë kur thotë një palë që ky mekanizëm është i garantuar dhe tjetër gjë kur një sy i pavarur dhe interesuar drejtpërdrejtë thotë të njëjtën gjë. Teknikisht flas.

Deri në momentin e konsolidimit të mekanizmit, do të ishte e mirëseardhur dhe më vjen çudi që nuk e keni marrë draftin, por menjëherë mund t’ju vijë drafti aktual dhe të shihni se si është e shkruar.

Me dakordësi, pa dakordësi nga ana e opozitës detajet do t’i dorëzohen Komisionit të Reformës Zgjedhore deri në datën 30 qershor dhe ju mund t’i dispononi”, u shpreh Rama.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu