Ishin shpallur ne kerkim kombetar, arrestohen 2 persona ne Tirane

0
Gjigandi

Tiranë

Kapen dhe ndalohen dy shtetas të shpallur në kërkim kombëtar.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 shtetas tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë kapur dhe ndaluar shtetasin G. P., 38 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Gjithashtu ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mashtrimi”.

RonaTyra

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit P. H., 48 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.
—–
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. N., 31 vjeç, sepse në banesë, në prezencë të fëmijëve të mitur, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të narkotikëve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 6 u ndalua shtetasi E. M., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kultivuar disa bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Pezë e Vogël.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorim i tokës”, për shtetasin F. H., administrator i një firme, pasi në afërsi të urës së lumit Shkumbin u konstatua një mjet i ngarkuar me rërë dhe një ekskavator duke gërmuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu