Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Gaspart, thotë se kampionati në La Liga do të përmbyllej nëse Real Madridi do të kishte qenë në vendin e parë kur sezoni u pezullua si pasojë e pandemisë koronavirus.
Sezoni në La Liga do të rifillojë në fillim të muajit të ardhshëm, me Barcelonën që është lidere më dy pikë më shumë se Real Madridi kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje për t’u zhvilluar deri në fund.
Por Gaspart, i cili ishte president i Barçës nga viti 2000 deri më 2003, thotë se gjërat do të ishin ndryshe sikur Real Madridi të kishte qenë lider kur liga u pezullua në mars për shkak të Covid-19.
“Nëse Real Madridi do të ishte lider para pandemisë, La Liga do të përmbyllej”, tha ai për AS të mërkurën mbrëma.
La Liga synon të rifillojë saktësisht më 13 qershor me ndeshjen mes Sevillës dhe Real Betisit.