Ish-mjeku i Bayernit: Epoka e Guardiolës ishte njollë e zezë e karrierës time

0
Gjigandi

Për ish-mjekun e skuadrës Bayern Munich, Hans-Wilhelm Müller-Wohlfahrt, epoka e Pep Guardiolës ishte një “pikë e zezë” në karrierën e tij të gjatë.

“Ishte kështu sepse unë nuk mund ta duroja faktin se një trainer i ri – i cili ishte shumë i suksesshëm dhe që është ndoshta një nga ata trajnerët me të vërtetë, me të vërtetë të mëdhenj – ndërhyri në çështjet mjekësore dhe dinte gjithçka më mirë se unë”, tha Müller-Wohlfahrt në një intervistë për “BR24”, transmeton Sinjali Sportiv.

Nuk ka asnjë pakënaqësi mes të dyve sot, theksoi mjeku, i cili tashmë ka ndërprerë punën si mjek ekipi pas më shumë se 40 vjetësh.

“Ne u takuam dhe folëm. Dhe pastaj ka mbaruar… Ne e vlerësojmë njëri-tjetrin dhe ai e vlerëson punën time mbi gjithçka tjetër. Ai kurrë nuk e vuri në dyshim atë”, u shpreh Müller-Wohlfahrt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu