var ad_container = document.getElementById(‘viimo_container’);
ad_container.id = “viimo_container” + Math.floor((Math.random() * 1000) + 1);
if (!window.viimo_inpage_setup)
{ window.viimo_inpage_setup = []; }
window.viimo_inpage_setup.push({ element_id: ad_container.id, format: ‘560×69’ });
Në grumbullim shkova me 5-6 femra, isha aq i përgjumur sa rashë në liqen
Ish-sulmuesi kolumbian, Tino Asprila, është rikthyer të kujtojë kohën e tij te Parma, teksa ka treguar disa gjëra të prapta që ka bërë.
Në një lidhje live në “Instagram” me Kanavaron, Asprila ka treguar se kishte shkuar me 5-6 femra duke bërë qejf deri në mëngjes, ndonëse ishte në grumbullim me ekipin. “Ne ishim një grup i çmendur asokohe te Parma, duke përfshirë këtu Sandro Meli, Hristov Stoiçkovm Masimo Kripa dhe Xhixhi Bufon.
Trajneri gjithmonë na detyronte të bënim shëtitje të gjata në mëngjes dhe një ditë isha aq i përgjumur sa rashë në liqen. Njëherë trajneri më tha se duhet të ndryshoja, pasi po krijoja shumë kaos ose në të kundërt do më shiste. Unë u tregova i qetë 2 ditë, pastaj ën ditën e 3-të u ktheva siç isha më parë.
Mbaj mend njëherë ishim në grumbullim me ekipin dhe shokët më thanë të bashkohesha me ta pasi ishin me 5-6 femra. Shkova dhe bëmë qejf deri në 5 të mëngjesit.”, u shpreh Aspril.