Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Michael Bloomberg, mund të kandidojë për President

0
10

Ish-Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut dhe manjati miliarder i mediave, Michael Bloomberg, mund të bëhet pjesë e garës vitin e ardhshëm për në Shtëpinë e Bardhë.

Bloomberg pritet që të regjistrohet për të kandiduar në zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate në shtetin Alabama që ka një afat më të hershëm për regjistrimin e kandidatëve.

Bloomberg nuk kishte marrë ende vendimin përfundimtar. Megjithatë, ndihmësat e tij thonë se ai është “gjithnjë e më i shqetësuar” se kandidatët e tanishëm demokratë, “nuk janë të mirëpozicionuar” për të mundur Presidentin Donald Trump vitin e ardhshëm.

Ai u largua nga Partia Republikane dhe u bë i pavarur. Në vazhdim, ai mbështeti kandidaten Hillary Clinton në zgjedhjet e vitit 2016.

Ai ishte kryebashkiaku i Nju Jorkut gjatë periudhës 2002-2013 dhe është i familjarizuar me njujorkezin Trump, të cilin Bloomberg e ka quajtur një “demagog të rrezikshëm” që ekzagjeron suksesin e tij në biznes.

Bloomberg drejton një perandori shërbimesh financiare, si dhe zotëron rrjete televizive, radiofonike dhe revista të specializuara në fushën financiare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu