Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partia Fjala, Gëzim Kelmendi, ka bërë të ditur një detaj interesant se çfarë i ka ndodhur në të kaluarën dhe e ka përshkruar ngjashëm rastin me Michael Schumacherin, shtatë herë kampion i botës në Formula 1.
“Në të njejtën ditë dhe në të njejtin shtet (Zvicër) jemi rrëzuar gjatë skijimit unë dhe Michael Schumacher.
Ata që kanë qenë me mua e dinë mirë “fluturimin” tim jashtë pistës së skijimit. Vetëm ZOTI i Madh më ka ruajtur nga lëndimi dhe nga pasojat.
Kelmendi
ELHAMDULILAH. Shpresoj dhe uroj që edhe ish- kampioni në Formula 1 Michael Schumacher, të shërohet dhe forcohet sa ma shpejtë”, shkruan Gëzim Kelmendi.