Ka filluar numërimi mbrapsht i rinovimit. Edhe disa ditë, ndoshta do të duhet të presim fillimin e javës së ardhshme, kur Zhang të kthehet në Milano dhe Simone Inzaghi të hedhë firmën e tij për zgjatjen e kontratës me Interin deri në vitin 2024. Më pas njoftimet zyrtare mund të shtyhen edhe më tej, por substanca nuk ndryshon.
Gjithçka ka përfunduar; marrëveshjet janë arritur, detajet janë zgjidhur, avokatët janë duke përgatitur dokumentet. Ajo që ishte parashikuar, në realitet përkoi me festën e kampionatit të të rinjve zikaltër. Inzaghi nuk mundi dhe nuk donte të mungonte, pasi kishte “stërvitur” disa prej atyre djemve gjatë sezonit dhe kishte krijuar një ndjenjë të shkëlqyer me trajnerin Chivu.
Takimi Inzaghi-menaxhmenti
Përtej “dollive” të ndryshme, rasti shërbeu edhe për një bisedë me menaxhmentin e klubit. Takimi i parë i planifikuar për sezonin e ardhshëm u organizua disa javë më parë. Që atëherë, shkëmbimet e mendimeve janë bërë nga distanca, por Inzaghi ka qenë gjithmonë i përditësuar me zhvillimet më të fundit. Në veçanti për takimet me përfaqësuesit e Dybala dhe Lukaku.
Kushdo që do të vinte nga të dy do të ishte ende një “hit”. Nëse më pas mungojnë “krismat”, atëherë. Realiteti, megjithatë, nuk ndryshon. Në kuptimin që Interi po përballet me një tjetër seancë merkatoje me nevojën për të sakrifikuar ndonjë nga pjesët e veta të çmuara. Inzaghi e di këtë dhe tashmë është duke u përgatitur.
Gjurma e Inzaghit
Në fund të fundit, përvoja më e mirë në këtë kuptim ishte viti i kaluar. Kur ai u bashkua si trajner me zikaltrit, në fakt, Hakimi tashmë ishte shitur efektivisht. Megjithatë, në gusht ndodh ikja e papritur e Lukakut. Rezultati është se Inzaghi ende arriti të krijojë një Inter konkurrues; thellësisht i ndryshëm nga ai i Conte, por i aftë për të fituar një Superkupë dhe një Kupë të Italisë, për t’u kualifikuar në fazën e dytë të Champions League dhe për të konkurruar për titullin kundër Milanit deri në ndeshjen e fundit.
Është e vërtetë që “trengjyrëshi” ishte i arritshëm, me disa pika të lëna rrugës, por Steven Zhang e vlerësoi punën e Simone, me të cilën zbuloi harmoni dhe afinitete të veçanta, duke e pranuar edhe publikisht. Me pak fjalë, rinovimi i Inzaghi ishte gjithashtu një vullnet specifik i presidentit.
Rinovim me rritje page
Dëshmia më konkrete për punën e Inzaghit është padyshim rritja e pagës së tij, e cila do të shkojë nga 4 në 5.5 milionë euro në sezon. Kontrata e re do të përmbajë edhe opsionin për një zgjatje të mëtejshme të një sezoni. Trajneri ka marrë premtimin se gjithsesi një skuadër e fortë dhe konkurruese do të dalë nga merkatoja. Megjithatë, përsëritja e sezonit të kaluar nuk do të jetë e lehtë, qoftë edhe referuar aftësisë për të luajtur në disa fronte.
Për më tepër, konkurrenca është e detyruar të rritet. Pa harruar, pra, që kalimi në Ligën e Kampionëve duket padyshim më i ndërlikuar, duke filluar nga grupi i tretë, krahasuar me të parin e një viti të shkuar. Por kjo është një nga sfidat e shumta që Inzaghi ka pranuar të përballojë, i bindur se mund të fitojë edhe këtë herë.