Presidenti i Bylisit: Nuk jemi Real Madridi për të kontrolluar një ndeshje!

0
Gjigandi

Komisioni i Etikës u mblodh ditën e sotme në një nga sallat e FSHF për të diskutuar mbi dyshimet për trukim në ndeshjen Bylis-Tirana, Kupa e Shqipërisë. Përfaqësues të klubit ballshiot ishin të pranishëm, me presidentin Besnik Kapllanaj në krye. Së bashku me të ishin edhe trajneri Veljko Dovedan dhe mbrojtësi Jurgen Goxha.

Pasi deponoi përpara komisionerëve të Etikës, kreu i klubit ballshiot, Besnik Kapllanaj foli për mediat. “Nuk mendoj se kishim ndonjë gjë për tu mbrojtur. U pyetëm dhe dhamë shpjegimin tonë. Shpjegimi ishte atje dhe mund ti merrni atje”.

“Ne jemi të pastër, të hapur, jo vetëm sot, por gjithmonë. Nga fillimi i kampionatit dhe deri tani nuk mund të baltosemi, pasi kemi bërë një kampionat dinjitoz dhe nuk duhet të hidhet baltë mbi ne”.

Disa ditë më parë, Suad Lici e akuzoi Kapllanajn për ndërhyrje te arbitrat. “Është me dy fytyra, pasi para ndeshjes atë ditë më ftoi për drekë. Më pas, kur kishte një debat në studio, kishte thënë gjëra të turpshme në drejtimin tim. Shyqyr që nuk tha që e vendosa unë bombën. Ai të shikojë punën e tij, Bylisi ka lënë 9 pikë me Flamurtarin, ato që ata i morën. Kemi luajtur futboll dhe do e bëjmë deri në fund”.

Në lidhje me ndeshjen me Tiranën dhe dyshimet për trukim dhe ndikim në rezultat, Kapllanaj përdori krahasim: “Bylisi nuk është Reali Madridit dhe mund ta kontrollojë një ndeshje si të dojë. Kemi vetëm një ëndërr, fitimin e Kupës. Mendoj se do e arrijmë. Ju e dini shumë mirë që kam luftuar shumë për këtë skuadër. Me Tiranën kemi fituar me meritë dhe do shkojmë në finale po me meritë. Unë jam presidenti dhe mbaj përgjegjësi për klubin dhe e di se çfarë ndodh këtu.

RonaTyra

Nuk kam çfarë të flas, për ato që janë thënë, jemi të pastër për gjithçka. Do jemi një ekip model”.

“Jam shumë i dëshpëruar që nuk e fituam ndeshjen me Tiranën 4-0 ose 5-0, pasi i dominuam dhe ta kishim të sigurt kualifikimin”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu