Inter në bisedime të avancuara me Tonali

0
Gjigandi

Skuadra e Inter po afrohet çdo ditë e më shumë me Sandro Tonali.

Inter raportohet të jetë në bisedime të avancuara me mesfushorin e Brescia, Sandro Tonali.

Sipas medieve italiane, ‘Zikaltrit’ po përgatisin një ofertë pesë vjeçare, me 2.5 milionë euro fitime në vit për lojtarin.

Inter thuhet t’i ketë ofruar tashmë lojtarit kushtet e kontratës dhe mbetet të shihet se si do të avancojnë negociatat.

Tonali shihet si mesfushori me të ardhmen më të ndritur në Itali, për pozitën ku ai luan.

Conte e dëshiron me çdo kusht lojtarin e Brescia dhe Inter pritet ta kenë objektivin primar kartonin e Tonali.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu