Igli Tare sulmon Ministrin e Sportit në Itali, pas deklaratave të tij rreth rikthimit të Serie A

0
Gjigandi

Giuseppe Conte dha lajmin e mirë ditën e djeshme për rinisjen e futbollit.

Kryeministri i Italisë deklaroi skuadrat do të rinisin stërvitjen në 4 maj dhe në 18 maj seancat do të jenë të plota. Lajm i mirë për të gjithë tifozët, por Ministri i Sportit ka menduar të ulë entuziazmin e tyre.

“Liga italiane e futbollit po na bën presion, por nuk kemi garantuar ende një datë për rifillimin e futbollit. Nuk jemi ende në gjendje për të marrë një vendim të tillë. Anëtarët e komitetit tekniko-shkencor e konsiderojnë të pamjaftueshëm protokollin mjekësor të skuadrave të Serie A”, deklaroi Vincenzo Spadafora.

Këto deklarata nuk janë pritur mirë në kampin e Lazios dhe Igli Tare ka “sulmuar” Spadaforan. Drejtori sportiv i bardhekaltërve ka folur “pa doreza” për radion zyrtare të klubit. “Po qëndrojmë pushim prej dy muajsh.

Nuk e di se çfarë ka në mendje Ministri, nuk e di cili është qëllimi i tij, por, përfundimisht, ai nuk e ka në mendje të ndihmojë futbollin. Ai është kundër fillimit të kampionatit”, thekson Tare.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu