Ibrahimovic: Nuk luaj për kontratë të re, Milani duhet të ketë objektiva tjerë

0
Gjigandi

Zlatan Ibrahomovic e ka ndihmuar shumë skuadrën e Milanit që të rritet dhe të kthehet të rezultatet pozitive që kur u rikthye në muajin dhjetor.

Stefano Pioli e ka ndërtuar një skuadër të vërtetë rreth tij dhe së fundmi ka mposhtur kundërshtarë si Juventus e Lazio, që këtë sezon luajnë për titullin kampion.

Por sulmuesi suedez ende e ka të paqartë të ardhmen e tij, pasi Milani nuk po kërkon të përforcohet ashtu siç do Zlatan Ibrahimovic.

“Ky nuk është Milani im, skuadra që unë kam në mendje. Unë dua që kjo skuadër të luajë për titullin kampion dhe Ligës e Kampionëve, por mesa duket këtu kanë plane të tjera”.

“Po argëtohem shumë në fushë, por unë luaj se e dua këtë sport, jo për të fituar një kontratë tjetër”.

RonaTyra

“Deri tani nuk kam pasur asnjë telefonatë nga Gazidis, për të biseduar për rinovimin, por nëse planet janë këto, vështirë se do të qëndroj”, ka thënë Ibra. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu