I riu merret peng per numrin e ish te dashures, historia perfundon në gjykate – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Ky është Marius Ramushi, një i ri që është rrembyer për disa minuta nga katër persona, për shkakun paradoksal.
Mariusi u mbajt peng ditën e Shën Valentinit, por jo për para siç dëgjojmë shpesh, por për të dhënë një numër telefoni, të cilin pengmarrësi kryesor, Elton Pilinci e konsideronte mjaft të rëndësishëm. Versioni i prokurorisë, e cila akuzon për heqje të paligjshme të lirisë katër të rinj, por si ideator Pilincin, është se Ramushi u fut në makinë me force dhe nën dhune i është kërkuar te shkruante kodin e telefonit.

Pasi ka siguruar aksesin në telefonin e pengut, Pilinci ka marrë prej andej numrin e ish të dashurës, me te cilën ishte ndarë prej muajsh. Pengu në fakt rezulon të jetë kunati i vajzës, e cila pas ndarjes me të akuzuarin kishte dalë nga rrjetet sociale si edhe kishte ndryshuar numrin e telefonit.
Prokuroria tha se rrëmbimi i Ramushit ndodhi herët në mengjes teksa po shkonte në punë dhe madje pengmarrësit pasi siguruan informacionin e duhur, e kanë lënë të riun në afërsi të fabrikës së këpucëve. Pas këtij veprimi i akuzuari që prej tetë muajsh po mbahet në paraburgim i ka shkruar një mesazh ish të dashurës ku i lutej që të kthehej, citon top channel.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu