I martuar me një shqiptare, italiani gjendet i pajetë në katin e 6-të të një pallati në Kavajë

0
Gjigandi

Gjendet i pajetë një shtetas italian në Kavajë. Italiani banonte në lagjen nr. 2 të Kavajës, në katin e gjashtë të një pallati, dhe ishte i martuar me një shqiptare prej më shumë se 20 vitesh.

Siç raportohet, ai i kishte humbur kontaktet me familjarët e tij në Itali që prej orën 08:15 të mëngjesit të sotëm, ndërsa nuk ju është përgjigjur thirrjeve të tyre në telefon.

Viktimë mësohet se është shtetasi Xhuzepe Klemente, rreth 70 vjeç, i cili mësohet se kishte pasur probleme të shumta shëndetësore në të kaluarën.

Në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune dhe dyshimet e para janë që ai mund të ketë ndërruar jetë për shkak të ndonjë sulmi në zemër. I moshuari italian kishte lënë amanet para se të ndahej nga jeta që të varrosej në Shqipëri.

RonaTyra

Ndërkohë, trupi i pajetë do të dërgohet te morgu i Tiranës, pasi është nënshtetas i huaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu