Matthijs de Ligt pret ndeshje të vështirë të dielën mbrëma kur Juventusi të përballet në derbin e Italisë kundër Interit. Mbrojtësi i ri i “Zonjës së Vjetër” është i lumtur që do të ketë punë me një lojtar të kalibrit të Romelu Lukakus, ndërsa ka kërkuar nga shokët e skuadrës të jenë të përqendruar në këtë sfidë. “Jam i emocionuar që do të luajë kundër Lukakut, por është ndeshje Inter kundër Juventusit, e jo De Ligt kundër Lukakut”, tha mbrojtësi i ri holandez. “Do të jetë ndeshje e vështirë, Interi është ekip i shkëlqyer, por edhe ne jemi gjithashtu. Po përmirësohemi ditë pas dite si ekip dhe unë personalisht po ndihem gjithmonë dhe më mirë”, përfundoi ai.