Detaje të reja zbardhen nga krimi në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, ku mëngjesin e sotëm është gjetur i pajetë brenda makinës së tij një 33 vjeçar.
Mësohet se viktima është Klevis Kapllani. Ai rezulton të ketë qenë i dënuar në Itali për lëndë narkotike.
I riu kishte dy vjet që ishte kthyer në Shqipëri dhe nuk kishte pasur probleme.