Mbyllja e club-eve, Brataj: Rregullat anti-Covid nuk po respektohen nga të rinjtë

0
Gjigandi

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, thotë se ndalimi i aktivitetit të klubeve të natës, diskove, lunge-bareve apo çdo lloj shërbimi të kësaj natyre,  shoqëruar dhe me ndalimin e muzikës pas orës 20:00, ishte e vetmja zgjidhje për të shmangur grumbullimin e të rinjve.

Edhe pse më pak të riskuar nga koronavirusi, ai thotë se ata janë një burim i madh i transmetimit të virusit.

Brataj: Pikat e grumbullimit më të madh ishin këto aktivitete, në të cilat ishte mosha e re, të rinjtë. Këta e respektojnë më më pak rregullat por janë burim i madh i transmetimit të infeksionit.Masat merren për të mbrojtur shëndetin, nuk ka rrugë alternative. Virusi është këtu. Duhen marrë masat për të mos u mbyllur.Besoj se me këto masa dhe bërjen të detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura brenda 3-4 javësh mund të ketë një ulje të të infektuarve.

Brataj për Ora News deklaron se lirimi i masave ka sjellë edhe shtim të infeksionit.

Brataj: Me lirimin e masave pozitiviteti është rritur nga mosrespektimi i rregullave. Sa më shumë rritet numri i të infektuarve një 30% do të shndërrohet në pacientë, 10-12% do shtrohen në spital.

RonaTyra

Sa i takon lejimit të kryerjes së testeve për Covid-19 te privati, Brataj thotë se erdhi si nevojë e pengimit të qytetarëve për të lëvizur jashtë.

Brataj: Është sëmundje infektive shumë e rrezikshme që duhet të jetë nën kontroll dhe monitorim dhe institucioni përgjegjës është ISHP.Privatin në Tiranë e kemi, jo në gjithë territorin. Bota mori masat e veta duke ndaluar ose duke qenë i sigurt për provën që nuk je infektuar. Shumë shtete e kryejnë në aeroporte kundrejt pagesës. Duke parë që u paraqit kjo kërkesë ku shumë njerëz po bllokohen për lëvizje, në këtë moment nuk e përballonte ISHP dhe ju dha mundësia privatit./tv ora

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu