Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë.
Dashi
Nuk përjashtohet mundësia që ju të vendosni që të ndërprisni lidhjet me persona që i keni ndjerë të largët. Në këtë formë do të ndiheni më qetë.
Demi
Nuk është e lehtë të mbani nën kontroll emocionet tuaja. Gjatë kësaj periudhe edhe paratë mund të jenë problem. Kështu që bëni mirë që të shmangni shpenzimet e çmendura dhe investimet e nxituara.
Binjakët
Çdo lidhje e re qoftë në dashuri apo në miqësi duhet përballuar me optimizëm dhe kurajo. Gjatë kësaj dite, mund të bëni njohje të reja dhe sjellja juaj do të jetë vendimtare për të përcaktuar nivelin e ri në të cilin do të kalojnë.
Gaforrja
Qielli i kësaj të premteje parashikon tension. Nuk duhet të harroni se Venusi ndodhet në shenjën tuaj dhe kjo do të sjellë njohje të reja dhe miqësi të sinqerta.
Luani
Gjatë kësaj dite do të ndiheni nën presion dhe disa mund t’iu japin të drejtë vetëm për të shmangur konfrontimet. Fatmirësisht fundjava sjell disa këshilla dhe emocione më shumë.
Virgjëresha
Është momenti për të menduar për një jetë të re. Po ashtu do keni mundësi që të merreni me një projekt të madh i cili do të marrë jetë në vjeshtë dhe më konkretisht mes tetorit dhe dhjetorit.
Peshorja
Kjo ditë do ju ndihmojë që të rigjeni besimin në vete. Në punë doni që të vlerësoheni për punën e bërë këto ditë, por kjo gjë do të ndodhë brenda pak ditësh, ndaj bëni durim.
Akrepi
E premtja do të sjellë përmirësim të pjesshëm, pasi nga ana mendore jeni shumë të stresuar dhe të lodhur. Këshillohet që të ulni ritmin dhe të mendoni më shumë për mirëqenien tuaj.
Shigjetari
Kjo ditë ju fton që të bëni më shumë dhe të përjetoni emocione të reja, shkruan noa.al. Dallim do të bëjë sjellja që do të manifestoni ndaj atyre që keni përreth dhe që ju duan.
Bricjapi
Kjo periudhë përfaqëson për ju një lloj lirie. Shumë prej jush janë përballur me një krizë kohëve të fundit, por fatmirësisht situata po kthehet në normalitet ndaj merrni frymë lirisht.
Ujori
Ju pret një ditë nën ritmin e duhur dhe nën presion, për shkak të disa probleme që keni pasur në punë. Prej tyre do të kushtëzohet jeta juaj private dhe sentimentale.
Peshqit
Prania e Venusit dhe Hënës në shenjën tuaj, ju bënë më të fortë. Kujdes duhet treguar në fundjavë, pasi ardhja e saj do të sjellë edhe ndonjë vuajtje apo lëndim.