Dashi
Do ruani një dialog shume te mire gjate kësaj dite me partnerin dhe marrëdhënia ne çift do vazhdoje te mbetet e ngrohte. Beqaret do vazhdojnë ta kërkojnë princin e kaltër, por fatkeqësisht ai serish do jete shume larg. Financat duhen pasur shume kujdes sepse një gabim i vogël mund t’iu kushtoje shtrenjte. As borxhe nuk rekomandohen te merren.
Demi
Do jeni shume kërkues gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe ka rrezik qe here pas here atmosfera te nxehet pak. Partneri nuk do mund t’ua plotësojë dot te gjitha dëshirat edhe sikur te doje. Beqaret mund te fillojnë histori dashurie te çmendura,por afatshkurtra. Financat do kenë goxha vështirësi. Do keni shume shpenzime për te bere ndërkohë qe do ju kërkohet edhe te shlyeni borxhet.
Binjaket
Dite mjaft e rëndësishme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne krahët e partnerit do përjetoni kënaqësi te reja dhe emocione te veçanta. Beqaret me mire te qëndrojnë edhe sot vetëm sepse mundësitë do jene vetëm për lidhje kalimtare dhe qe mund te sjellin probleme. Ne planin financiar do jeni me shume fat. Situata do ketë goxha përmirësime.
Gaforrja
Dite shume e qete dhe aspak e turbullt kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni te bekuar nga yjet dhe do mendoni me tepër për te ardhmen. Beqaret do ndihen gati për te filluar një lidhje do i pranojnë me ne fund propozimet qe iu janë bere. Financat do mbeten te mira nëse nuk kryeni shpenzime te konsiderueshme. Ne te kundërt do ju duhet patjetër ndihma e specialisteve.
Luani
Sjellja juaj përkundrejt partnerit do lere shume për te dëshiruar gjate kësaj dite. Ndryshoni sa me pare sepse po vazhduat ende do jete shume vone. Beqaret do kenë një dite te animuar dhe plot te reja. Do argëtohen pa fund me personat qe do takojnë dhe mund te hedhin edhe disa hapa me shume. Gjendja e financave do lere për te dëshiruar. Ndryshoni sa me pare strategjinë e menaxhimit te tyre.
Virgjeresha
Do ketë disa probleme te vogla gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift, por gjithçka do zgjidhet shume shpejt fale kujdesit dhe maturisë qe ju do tregoni. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por do mund te fillojnë edhe lidhje pasionante. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë. Do arrini edhe te kryeni investime te rëndësishme qe do ju ndihmojnë ne te ardhmen.
Peshorja
Do zbuloni një ane tjetër te parterit tuaj gjate kësaj dite qe do ju pëlqejë tej mase. Nga ana tjetër ai do ju beje edhe disa surpriza te cilat do ua mbushin zemrën me gëzim. Beqaret nuk do jene ende gati te fillojnë një lidhje edhe pse mundësitë do jene te mëdha. Financat do rriten dalëngadalë. Do jeni shume me te matur dhe me te kujdesshëm me shpenzimet.
Akrepi
Do ndiheni si te përhumbur gjate kësaj dite dhe nuk do keni dëshirë te bëni asgjë. Nëse do iu jepet mundësia do mbylleni ne shtëpi dhe nuk do doni te flisni me askënd. beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te shpirtit binjak, por pa shume fat. Ne planin financiar do i zgjidhni me qetësi disa probleme te vogla qe ju kane dale prej disa ditësh.
Shigjetari
Shume gjera nuk do ecin si duhet sot ne jetën tuaj ne çift sot. Do konfliktoheni here pas here me personin qe keni ne krah dhe do e ngrini me tepër sesa duhet zërin. Beqaret do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe kane kohe qe e pëlqejnë. Financat duhet t’i mbani nen kujdes. Një problem i vogël sot mund te zmadhohet edhe me shume nesër.
Bricjapi
Do afroheni edhe me shume me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe se bashku do argëtoheni pa fund. Kënaqësitë dhe emocionet do i shprehni ne mënyrë nga me te ndryshmet. Beqaret bëjnë mire t’i marrin gjerat si t’iu vijnë dhe ta dëgjojnë zemrën. Te ardhurat do jene shume delikate, madje për disa do ulen aq shume saqë nuk do arrijnë te kryeni asnjë shpenzim sado te vogël.
Ujori
Do keni me shume besim se kurrë gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje dhe do merrni vendime te rëndësishme. Beqaret do kenë takime mbresëlënëse ne mbrëmje dhe do e fillojnë shpejt një histori dashurie. Ne planin financiar gjate gjithë kohës do mbizotëroje ekuilibri. Nuk do keni për çfarë te shqetësoheni, madje do hiqni edhe para mënjanë.
Peshqit
Duke filluar qe sot do nise një etape e re ne jetën tuaj ne çift. Shume gjera kenë për te ndryshuar rrënjësisht kështu qe përgatituni. Beqaret do ndihen mire me statusin qe kane dhe nuk do i pranojnë as ftesat qe do iu bëhen. Financat do jene gjithë kohës te ekuilibruara dhe aspak problematike. Mund te kryeni pa frike shpenzimet e nevojshme.