4-zyrtarë e ish-zyrtarë të administratës Trump dëshmuan gjatë tre seancave publike të martën. Të gjithë ata shprehën zhgënjimin dhe mosmiratimin lidhur me telefonatën që presidenti amerikan zhvilloi me homologun ukrainas, Volodimir Zelenski, ku i kërkoi atij të hetonte rivalin Jo Bideon.
“Unë po shpresoja për një deklaratë mbështetëse lidhur me reformat e Zelenskit”, tha Jennifer Williams, këshilltare e zv.presidentit Mike Pence.
“Telefonata e 25 korrikut mu duk e pazakontë, pasi përfshinte diskutime mbi çështje të politikës së brendshme”, tha Tim Morrison, ekspert kombëtar për Rusinë.
“Tani e kuptoj se të tjerët e shihnin idenë e hetimeve të mundshme për korrupsion ndaj kompanisë ukrainase Burisma, si ekuivalente të hetimeve ndaj ish-zv.presidentit Biden”, u shpreh Kurt Volker, ish i dërguar i posaçëm ne Ukrainë.
“Është e papërshtatshme për një presidenti të kërkojë hetime ndaj një rivali politik”, tha Alexander Vindman, ekspert i sigurisë kombëtare për Ukrainën.
Koloneli Alexander Vindman, ekspert i Këshillit të Sigurisë Kombëtare ishte më i zëshmi. Ai kujtoi gjithashtu një takim në Shtëpinë e Bardhë me zyrtarët ukrainas, ku ambasadori i SHBA në BE bëri të qarta synimet e hetimit.
Republikanët nuk i kundërshtuan faktet por vunë në dyshim aftësitë e kolonelit Vindman. “Shefi yt vë në dyshim gjykimin tënd. Gjithashtu ish-shefi yt ka qenë i shqetësuar për gjykimin tënd”, tha Rep.Jim Jordan.
CNN ka mësuar se Vindman ka pyetur ushtrinë amerikane lidhur me sigurinë e familjes së tij, pasi është ndjerë i sulmuar nga Trump dhe aleatët.