Banesa e familjes Almeta u shpall e pabanueshme nga tërmeti i 26 nëntorit. Por kur pesë anëtarët e familjes aplikuan dhe kërkuan bonus qiraje, u refuzua.
Për këtë shkak ata ju drejtuan prokurorisë, e cila ka nisur hetimet për shpërdorim detyre ndaj disa punonjësve te njësisë administrative dhe kryeplakut te fshatit në Lanabregas. Nga te dhënat e deritanishme rezulton se disa banorëve te tjerë qe nuk iu është prekur shtëpia, duke depozituar fotografi te shtëpive te shkatërruara kanë përfituar bonus, ndërsa familja e prekur jo.
Ka dyshime se punonjësit e njësisë administrative Dajt janë treguar dorëlëshuar dhe konkretisht për familjarët e vilës atje, iu është dhënë qiraja edhe pse shtëpia e tyre nuk u prek nga tërmeti në dosjen e tyre u futën fotografi të objekteve te shkatërruara nga tërmeti.
Për më tepër ndiqni kronikën e përgatitur nga Anila Hoxha.
Burimi: top-channel.tv