Hetime federale ndaj Rudy Giuliani-t, avokatit të Presidentit Trump

0
Gjigandi

Prokurorët federalë kanë hapur një hetim ndaj Rudy Giulianit, avokatit personal të Presidentit Donald Trump, njoftoi rrjeti televiziv Bloomberg.

Prokurorët po hetojnë për shkelje të mundshme të ligjit për financimin e fushatave elektorale, si dhe faktin që zoti Giuliani nuk u regjistrua si një agjent i huaj, thuhet në artikullin e rrjetit Bloomberg-ut.

Zoti Giuliani, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, është shfaqur si një personazh kryesor në hetimet për shkarkimin e Presidentit Trump. Ligjvënësit po shqyrtojnë ndër të tjera se çfarë roli luajti zoti Giuliani në presionin ushtruar Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, që të hetonte rivalët e Presidentit Trump.

Mimi Rocah, ish-prokurore federale me Prokurorinë e Distriktit Jugor të Nju Jorkut i tha rrjetit Bloomberg, se ajo “nuk do të befasohej” nëse ndaj zotit Giuliani ngrihen akuza si rezultat i këtij hetimi federal.

“Është e qartë se Giuliani është i zhytur thellë në gjëra të errëta”, tha ajo.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu