Vdes protestuesja 22 vjeçare dy ditë pasi u prek nga gazi lotsjellës dhe spraj djegës i policisë

0
Gjigandi

Vdekja e një aktivisteje të re anti-racizëm po hetohet nga policia në SHBA pasi pësoi një atak kardiak dy ditë pasi u ekspozua nga gazit lotsjellës dhe spraj-it djegës të përdorur gjerësisht nga policia në protestat e George Floyd.

22 vjeçarja nga Ohio, Sarah Grossman, u gjet pa ndjenja nga familjarët dy ditë pasi demonstroi në protestën e George Floyd në Columbus, më 28 maj.
Babai i Grossman tha në polici se e bija ishte ekspozuar ndaj gazit lotsjellës dhe spërkatjeve djegëse të policisë në kuadër të kontrollimit të turmave.
Autopsia e të resë tregoi se kishte pësuar një atak kardiak gjatë kohës që dërgohej në spitalin e Sycamore arsyet për të cilën pritet të kërkojnë disa javë kohë.
I vetmi precendent shëndetësor që Grossman zotëronte ishte alergjia ndaj kikirikave.
Motra e Grossman tha në një koment se mund të kishte vdekur nga çështje respiratore.
Në nekrologjinë e saj familja i bënte homazh bijës së tyre të sapodiplomuar që ishte një aktiviste pasionante e të drejtave sociale e mjedisore.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu