Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, bashkë me këshilltaren strategjike të KOK, Elda Gjoka, morën pjesë në takimin përmbledhës me panelistët e samitit ndërkombëtar virtual “Major Events 2020” (MES 2020), të mbajtur javën e kaluar.
Hasani ishte pjesë a panelit për Barazinë Gjinore në konferencën e MES 2020 dhe bashkëbisedimi i sotëm trajtoi konkluzionet dhe hapat e ardhshëm drejt sigurimit të barazise gjinore, jo vetëm në përfaqësim, por edhe në pagesat e barabarta ndërmjet meshkujve dhe femrave në sport.
Gjithashtu, aspekti tjetër ishte se si pandemia COVID-19, ka sjellë në vëmendje shëndetin mendor dhe nevojën për ta bërë trajnimin për shkathtësi mendore kudo në botë, pjesë të programit tërësor stërvitor të sportistëve, trajnerëve dhe drejtuesve të botës së sportit.
Komiteti Olimpik i Kosovës është përpara edhe në këtë fushë dhe vetë shembulli i sportistëve Olimpikë të Kosovës e vërtetoi këtë dobi, si dhe faktin që së shpejti në Kosovë këtë trajnim do ta marrin edhe trajnerët dhe administratorët sportivë.
Pas dy ditësh, sportistët elitarë të Kosovës dhe Shpresat Olimpike do të kenë sesionin finalizues të programit me 6 seanca, organizuar nga KOK-u me Optimisation Hub për shkathtësine mentale.
Konkluzionet e takimit do të botohen në buletinin ndërkombëtar në përfundim të konferencës MES 2020, dhe Kosova padyshim ka lënë gjurmën e saj, por edhe udhëheq në të qenit pionerë e risive në botën e sportit në botë.
Në takimin online morën pjesë edhe panelistët tjerë si ministrja për Sport e Xhamajkës, Florette Blackëood, trajnerët e organizatës Optimization HUB nga Australia, Graziella Thake, Paul Hutchinson, zyrtarja e lartë e SIGA-s, Katie Simmonds dhe legjenda e ragbit të Zelandës së RE, Farah Palmer.