Për ish-deputetin e PD-së Endri Hasa nuk ka nevojë që të ndryshohet kushtetuta për listat e hapura.
Në një intervistë për Ora News, ia tha se në Këshillin Politik kanë qenë në diskutim sistemi dhe lista, por nuk ka pranuar Rama.
Endri Hasa: Hapja e listave nuk pengohet nga koalicionet. Nga ana tjetër nuk ka pasur nevojë që të ndryshohet kushtetuta për të hapur listat. Lista kanë qenë në diskutim, sistemi ka qenë në diskutim. Rama nuk ka dashur që ta prekë kjo pikë. PD ka qenë e hapur të diskutuar për sistemin zgjedhor. Diskutimi ishte për një sistem me dy dhoma dhe një sistem mazhoritar në dhomën e parë dhe në të dytën proporcional.
Opozita parlamentare kërkon që të vihet një prag 5%. Ata e kërkuan dhe firmosën me dorën e Edi Ramës, sepse ai e kërkoi. Donin që t’i bënin qejfin Ramës. Pastaj e hoqën nga kushtetuta pragun 5% dhe thonë se do ta mbajmë në kokë. Opozita parlamentare punojnë për Ramën. Ata shkruan atë që i tha Rama. Ushtria e njerëzve që duan ndryshim janë jashtë Kuvendit.
Për Hasën opozita parlamentare komandohet nga kryeministri Rama.
Endri Hasa: Opozita parlamentare është punonjësi e Ramës, i komandon sipas qejfit. Rama u tremb kur i dolën disa kundër për ndryshimet kushtetuese, prandaj ai futi disa nga deputetët e vet. Përveç atyre 6 që dolën publikisht për votimin e marrëveshjes së 5 qershorit, kishte edhe të tjerë që do ta votonin. Në fund ata që firmosën për ndryshimet kushtetuese u katandisën në 25. Po ata 15 të tjerët ku përfunduan? Pse nuk e firmosën ata?