Achraf Hakimi pritet sot të zbarkojë në Itali për vizitat e zakonshme mjekësore në Humanitas, që do të pasohen nga testet e fitnesit sportiv.
Në fund futbollisti, pronësinë e të cilit e ka Real Madridit do të shkojë në selinë e Interit për të nënshkruar kontratën pesëvjeçare në bazë të së cilës do të përfitojë pesë milionë euro në sezon.
Klubi zikaltër do të paguajë 40 milionë euro, plus 5 bonuse në arkat e Realit.
Është parashikuar një vizitë e shkurtër për kontratën.
Nuk do të ketë prezantim para tifozëve as takim me shokët e ardhshëm, duke respektuar rregullat e pandemisë.
Një marrëveshje kjo që vë nën urdhrat e Contes lojtarin më të shpejtë të Bundesligës dhe një asistues të jashtëzëkonshëm.