Pala greke bllokon hyrjen e shtetasve shqiptarë apo dhe të huaj përmes pikës kufitare të Kakavijës. Shkak është bërë mos rakordimi i sistemit PLF që është një aplikacion që plotësojnë të huajt para se të hyjnë në Greqi.
Ky sistem është i detyrueshëm për t’u plotësuar në kushtet e pandemisë dhe që shteti grek e ka vënë si detyrim për këdo që hyn në Greqi.
Burimet nga Kakavija bëjnë të ditur se kjo anomali është shfaqur vetëm përmes pikave të kalimit kufitar me Shqipërinë. Konkretisht në Kakavijë dhe Kapshticë, ndërkohë që funksionojnë me Maqedonine e Veriut, Bullgarinë dhe Turqinë.
Deri sa te hidhet në sistem, situata ngelet e pandryshuar në Kakavijë me radhe në pritje të shqiptarëve apo dhe shtetasve të huaj që duan të udhëtojnë në Greqi për turizëm.