Goditet ish-ministri tek Tregu Elektrik ne Tirane, nuk ben denoncim?! – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Gazeta zyrtare e PD ka denoncuar nje ngjarje qe sipas saj ka ndodhur mbremjen e djeshme me ish ministrin e Brendshem Saimir Tahiri. Sipas RD, ish-ministri eshte sulmuar nga disa persona ne zonen e tregut Elektrik ne Tirane. Ja çfarë shkruan Publik.Live, citon RD: “Mbrëmë rreth ores 19:40 në afërsi të ‘Tregut elektrik’ është sulmuar fizikisht ish-ministri Saimir Tahiri nga tre persona. Policia ka mbërritur menjëherë në vendgjarje pa arritur të kapë autorët. Gjatë natës punonjës policie kanë kontrolluar në ‘Kompleksin Grand’ për identifikimin e autorëve. Pritet deklarata e policisë. Sipas burimeve tona, ish-ministri Tahiri është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka bërë denoncim deri në këto momente”. Pavaresisht ketij denoncimi te RD, policia e shtetit dhe vete ish-ministri nuk kane bere ndonje konfirmim por as pergenjeshtrim ne lidhje me ngjarjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu