Gjuroviqi tregon se si e prishën festën e Zvezdës shqiptarët e Kosovës në Nikshiq! Lajmi i Radio Titogradit shkaktoi kaos, sulmohet…

0
Gjigandi

Prapaskenat e vitit 1988! Ndeshja Prishtina dhe Çeliku i Zenicës, atëkohë që u zhvillua me 12 qershor të vitit 1988 në stadiumin e kryeqytetit të Kosovës, në kuadër të javës së fundit (34-të), shkaktoi shumë polemika të ashpra në tërë ish Jugosllavinë!

Prishtina po e fitonte takimin deri në minutën e 88-të me rezultat 2:0, por pastaj pësoi tre gola dhe humbin me 2:3.  Shkurt e shqip, Prishtina në inati të Sutjeskës ia lëshoi ndeshjen Çelikut, kjo e fundit mbetet në ligën e parë ish jugosllave e Prishtina bie!  Sutjeska me at mendësi, se me barazim 2:2 me Cërvena Zvezdën e Beogradit, mbetet në ligë e Zvezda bëhet kampione, por u djegën keq me ato matematika.  

Ish futbollisti i Cërvena Zvezdës, Zharko Gjuroviq, kujton at ndeshje dhe kaosin e madh, kur u dha lajmi nga Radio Titogradi se Prishtina humbi, e Sutjeska bie nga liga! Pasi përfundoi takimi atëkohë mes Sutjeskës dhe Cërvena Zvezdës, ata e uruan njëri-tjetrin dhe përshëndesin shikuesit.  Zvezda duke festuar titullin e Sutjeska duke menduar se mbeten në ligë. 

“Ne hyjmë në dhomën e zhveshjes dhe Radio Titogradi raporton se Sutjeska po bie në Ligën e Dytë sepse Çeliku shënoi tre gola në tre minuta e fundit në Prishtinë. Në atë moment, kaosi i vërtetë pason”, kujton para një kohe, Zharko Gjuroviq. Sipas tij, sulmohet edhe gjyqtari Popev i cili nuk lejohet që të shkojë në aeroport, por u esh të shkojë nëpër rrugë alternative që të kthehet në Shkup.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu