Gjuha e trupit flet më shumë se fjalët…

0
Gjigandi

Edhe pse mund të njihni e të dini shumë në lidhje me fushën tuaj personale ose profesionale, njohuritë tuaja do të jenë të padobishme nëse nuk dini si t’i ndani me të tjerët. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me fjalët që përdorni, por i referohet komunikimit jo-verbal ose gjuhës së trupit që shfaqet në çdo situatë komunikimi.

Kontakti me sy

Në çdo kulturë, kontakti me sy është një nga aspektet më të rëndësishme, veçanërisht me ata që shohim për herë të parë. Mbajtja e kontaktit me sy tregon respekt dhe interes. Një kontakt me sy që zgjat më shumë se zakonisht, do ta bëjë bashkëbiseduesin tuaj të ndjejë se nuk e pëlqeni atë. Ajo që është më e shkurtër se zakonisht mund të konsiderohet si humbje interesi.

Qëndrimi

Merrni një qëndrim të mirë dhe automatikisht do të ndiheni më mirë. Kur vëreni se ndiheni jo mirë apo në ankth, shikoni se si jeni ulur ose si po qëndroni. Me shumë gjasa, shpatullat dhe koka juaj janë poshtë. Kjo ngjesh gjoksin dhe parandalon frymëmarrjen e duhur, gjë që ju bën të ndiheni të shqetësuar

RonaTyra

Koka

Pozicioni i kokës luan një rol të rëndësishëm. Kur doni të ndjeheni të sigurt, mbani kokën drejt, si horizontalisht dhe vertikalisht. Kështu ju do të shfaqni autoritet para të tjerëve në mënyrë që ata t’ju marrin seriozisht juve dhe atë çfarë ju thoni. Kur doni të dukeni miqësor, thjesht anoni kokën në çdo drejtim. Ju mund të ndryshoni prirjen e kokës gjatë bisedës për të treguar se jeni të interesuar.

Duart

Lëvizjet e duarve i lejojnë njerëzit e tjerë të kuptojnë sa të hapur jeni. Mbani krahët e relaksuar në anët e trupit ose prapa shpinës. Do të thotë se nuk keni frikë nga kontaktet dhe jeni të hapur për çdo informacion. Në përgjithësi, sa më të hapur të jeni, aq më shumë keni prirjen të përdorni duart tuaja kur flisni. Nëse doni të shprehni qëndrimin tuaj pozitiv ndaj një personi, mos kryqëzoni duart, sepse mund të tregojë mosmiratim dhe pozitë negative.

Goja

Lëvizja e gojës mund të shprehë çdo ndjenjë që përjetojmë. Ne ngjeshim ose kafshojmë buzët kur mendojmë, ose fshehim gëzimin ose zemërimin që nuk duam të tregojmë. Megjithatë, këto lëvizje vërehen nga njerëz të tjerë dhe megjithëse nuk mund të dinë se çfarë po mendoni, ata mund të mendojnë se nuk jeni të lumtur. Gjithashtu, ekzistojnë lloje të ndryshme të buzëqeshjeve, dhe secila prej tyre përcjell kuptimin e duhur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu