Gjobat e rrugores, flasin ekspertët: Komisioni nuk i merr as kamerat e sigurisë, problem sistemi adresave

0
Gjigandi

Prej pak ditësh Ministria e Brendshme njoftoi se zyrat e komisionit të shqyrtimit të kundra vajtjeve administrative janë mbyllur, ndaj drejtuesit e mjeteve për ankesa dhe dorëzim dokumentacioni duhet të përdorin vetëm portalin E-Albania.

Pas këtij vendimi, ekspertët rrugorë shprehen se ky është një hap pozitiv, por duke qenë se komisioni në një përqindje të vogël i merr parasysh ankesat e shoferëve, mund të shkrihet si funksion i policisë rrugore.

“Përqindja e marrjes në konsideratë nga ana e komisionit ka qenë i vogël për arsye se komisioni ka marrë parasysh vetëm mënyrën si është plotësuar procesverbali pa u futur në themel”.

Sipas ekspertit Islam Qibini kjo mbështetet dhe tek fakti që komisioni nuk i merr për bazë pamjet e kamerave të sigurisë, pasi ato administrohen vetëm kur ka aksidente me pasoja vdekjeje.

“Sa i përket kamerave të sigurisë, këto merren zakonisht kur ka pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e qytetarëve”.

RonaTyra

Eksperti Qibini vë në dukje problematikën me sistemin e adresave që efektivët e policisë rrugore mund të ndeshen gjatë ushtrimit të detyrës dhe referimit të rasteve.

“Mund të ndeshen fillimisht me problematikave me adresat”.

Qytetarët që kanë ankesa apo duhet të dorëzojnë dokumente pasi janë ndëshkuar apo u është hequr patenta, do të duhet të përdorin portalin, procedurë kjo sipas ministrisë e cila  shmang negocimin me anëtarët e komisionit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu