Pas Milot Rashicës, Valon Berisha i bleu veturë luksoze babait.
Futbollisti i njohur i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, befasoi babanë me një dhuratë të veçantë.
Përmes disa postimeve, futbollisti Berisha bëri të ditur se i ka blerë babait të tij një veturë luksoze të tipit Audi E-tron SUV, që kushton rreth 80 mijë euro.
“Gjithçka për babanë tim”, ka shkruar ai në njërën prej videove që ndau me ndjekësit.
Kujtojmë se të njëjtin veprim e bëri gjatë ditës së djeshme Milot Rashica, i cili po ashtu i bleu babait veturë.