Një gjetje gjeniale ka ardhur nga Koreja e Jugut, që stadiumet të mos duken bosh fare, për shkak se nuk mund të mbushen me tifozë.
Klubi i Seul ka vendosur disa kukulla në vendet ku qëndrojnë tifozët, në mënyrë që të mos duket stadiumi bosh.
Diçka shumë e veçantë kjo, e cila vjen për shkak se tifozët nuk mund të shkojnë në stadium, nga frika e përhapjes së Koronavirusit që ka pushtuar gjithë botën.
Ndeshjet e kampionateve do të vazhdojnë deri në fund pa praninë e tifozëve, por disa klube po mundohen që të gjejnë mënyra të ndryshme, që shkallët e stadiumeve të mos duken bosh.