Meta: Mafia në pushtet la një damkë të zezë me krimin që i bëri Teatrit

0
Gjigandi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta e ka konsideruar shkatërrimin e Teatrit gjatë natës një krim i cili nuk mund të amnistohet.

Meta e ka krahuasur aktin e shembjes me vandalizimin që iu bë objekteve të kultit në vitin 1967, ndërsa ka dënuar edhe dhunën policore ndaj artistëve dhe gazetarëve. Për Presidentin këto veprime do të ngelen si njolla turpi në të mafias në pushtet.

“Pak orë më parë, në kulmin e errësirës, MAFIA urdhëroi shkatërrimin, jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Europës, por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Dhunimi i njëkohshëm i artistëve dhe gazetarëve është një damkë e zezë për MAFIEN në pushtet. Kjo pamje do kujtohet njësoj si kazmat e diktaturës në ‘67 mbi kishat dhe xhamitë”, shkruan Meta në Facebook. ndërsa i mëshon me gërma kapitale kësaj fjalie:

KY ËSHTË NJË KRIM KUSHTETUES, LIGJOR DHE MORAL I PAAMNISTUESHËM.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu