Sezoni 2019/2020, konsiderohet i mbyllur me Monza, Vicenza, Reggina, Carpi që ngriten në Serie B

0
Gjigandi

Në takimin e mbajtur sot të Lega Pro, është marr vendim unanim që të mbyllet sezoni i futbollit për Serie C, respektivisht ligën e tretë të futbollit italian.

Sezoni 2019/2020, konsiderohet i mbyllur me Monza, Vicenza, Reggina, Carpi që ngriten në Serie B, ndërkohë nuk do të ketë rënie nga liga.

Ratifikimi i vendimit pritet të bëhet nesër nga federata italiane e futbollit.

“Kjo është mbledhja më e mirë që kam pasur prej që jam zgjedhur president i Lega Pros” – u shpreh Francesco Ghirelli për Tuttomercatoweb.

“Të gjitha klubet kishin shumë konsideratë dhe mirëkuptim për situatën në të cilen gjendemi”. 
Kujtojmë që ende nuk ka një vendim për Serie A, ndërkohë klubet kanë filluar stërvitjet.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu