Tre muaj pa punë, Tramezzani kthehet zyrtarisht në Zvicër dhe firmos kontratë të çuditshme!

0
Gjigandi

Paolo Tramezzani rikthehet në Zvicër. Ish-ndihmës trajneri i Shqipërisë, përkrah Gianni de Biasi në pesë vitet kuqezi, ka firmosur zyrtarisht me Sion deri në fund të këtij sezoni dhe me mundësi për të rinovuar edhe sezonin vijues nëse arrihet objektivi.

Objektivi është të shmangë rënien në kategorinë e dytë, ndërsa prej tre muajsh italiani ishte pa punë, pasi ishte shkarkuar nga stoli i Livornos në Serie B (skuadër e udhëhequr nga dhjetori deri në shkurt).

Deri tani, Tramezzani ka drejtuar skuadra si Lugano, Sion, APOEL Nicosia dhe Livorno. Arritja më e madhe është fitimi i titullit me skuadrën qipriote.

Paolo Tramezzani

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu