Mos e dorëzoni kontrollin e kohës tuaj në email, njoftime shoqërore dhe zhurma të tjera.
Në kohën digjitale, çdo ditë është e mbushur me hutime potenciale. Kjo është veçanërisht e vërtetë në biznesin e reklamave të teknologjisë. Emailet grumbullohen në inboxet tona, dhe ne pranojmë njoftime nga rrjetet sociale, mesazhet, bisedat dhe nga aplikacione të ndryshme.
Së fundmi, këto hutime duken më të pranishme dhe më demoralizuese se kurrë.
Për të qëndruar i fokusuar dhe produktiv, unë kam përshtatur disa matje të reja për të qëndruar para përçarjes. Disa janë gjërat të cilat i kam bërë gjithmonë për të qëndruar në ofensivë dhe të parandaloj të tjerët nga sabotimi i ditës time për t’iu përshtatur agjendës së tyre. Këtë vit, do të shtoj taktika të reja në arsenalin tim të produktivitetit. Qëllimi i përgjithshëm është të qëndroj i fokusuar dhe të mbaj negativitetin larg nga dita ime.
Së pari, më lejoni të shpjegoj përfitimet e qëndrimit në ofensivë, duke filluar me më të dukshmen: Unë përfundoj më shumë gjëra. Pa hutimin e të gjitha këtyre komunikimeve, unë mund të fokusohem në atë për të cilën vërtetë kam nevojë për përmbushjen e kompanisë dhe vetes time.
Kam zbuluar zvogëlim dramatik të niveleve të mia të stresit, gjithashtu. Pse? Sepse jam kujdesur për punën time prioritare dhe nuk ndihem i detyruar të reagoj ndaj çdo mesazhi ose postimi. Unë mund të bëj edhe komunikime të ndara kur kam një moment të qetë, të përfundoj atë që është më e rëndësishme dhe t’u përgjigjem vetëm atyre në atë kategori.
Mos e ngatërroni këtë qasje me mospërgjigje ose mosangazhim. Nëse ka një urgjencë të vërtetë, njerëzit të cilëve u nevojitem mund të arrijnë te unë shumë lehtë. Në mënyrë tipike, pjesa më e madhe e sendeve në inboxin tim mund të presin disa orë.
Nëse dëshironi të qëndroni në ofensivë dhe të qëndroni në krye çdo ditë, ju mundeni. Ja se si.
1. Rezistoni nxitjes për të kontrolluar mesazhet në mëngjes
Unë nuk shikoj telefonin ose tabletin tim për të paktën një orë pasi të zgjohem. Kjo fillon ditën time në mënyrë kundërshtimi. Unë do t’u përgjigjesha emaileve, postimeve në media sociale ose mesazheve sapo të zgjohesha. Një ditë produktive nuk fillon kështu. Në vend të kësaj, unë shkoj në palestër ose lexoj një libër për t’u përqendruar para se të kontrolloj inboxin tim. Duke qëndruar larg nga emaili dhe duke u fokusuar në mirëqenien time gjatë kësaj kohe mund t’a mbaj ditën nën kontrollin tim. Më ndihmon të qartësoj kokën dhe të fokusohem në qëllimet e mia.
Vendosni kohë mënjanë për veten tuaj në mëngjes, edhe nëse nuk mund të jetë një orë e plotë. Duke i dhënë vëmendjen tuaj të menjëhershme këtyre ngjarjeve vetëm do të pengojë produktivitetin tuaj.
2. Bëni dietë të medieve sociale
Negativiteti i disa nga rrjeteve sociale më të famshme mund jo vetëm të shkatërrojë ditën tuaj, por gjithashtu mund të ju tërheqë në biseda provokative dhe hutuese. Së bashku, këto ju marrin shumë kohë.
Unë kam fshirë aplikacionet e Facebook dhe Twitter nga telefoni dhe tableti im. Duke mbajtur njoftimet larg më bën që të mbaj nën kontroll konsumimin e mediave sociale( Por e kam mbajtur aplikacionin e Instagram. Është më pak urgjent, më argëtues dhe në përgjithësi pozitiv).
Rrjetet sociale mund të jenë hutuese gjatë ditës së punës, edhe për ata të cilët punojnë në mediet digjitale. Nëse nuk jeni gati për një dietë të plotë, sërish do t’iu sugjeroja që të mbani kohën e shpenzuar në rrjetet sociale nën kontroll.
3. Shënoni bllokime të caktuara kohësh për të mirëmbajtur ‘qetësinë’’
Unë kam rezervuar disa orë çdo ditë për punët më të rëndësishme. Gjatë këtyrë kohëve, unë nuk jam i arritshëm dhe e kam komunikuar këtë gjë te të gjithë ata të cilët duhet t’a dinë. Unë shkyç njoftimet e emailit dhe zilen e telefonit tim. Unë mbaj kokën poshtë dhe qëndroj i fokusuar në punë.
Nëse ka ndonjë urgjencë, njerëzit e rëndësishëm e dinë se si të më arrijnë. Unë u besoj atyre që të më dërgojnë mesazhe ose të vijnë në zyrën time. Por kjo rrallë ndodh.
E kuptoj se nëse nuk jeni ekzekutiv në kompaninë tuaj, duhet të shpjegoni këtë taktikë dhe përfitimet e saj te mbikëqyrësi juaj. Është e rëndësishme të theksohet se qëllimi juaj do të jetë më produktiv. Sigurohuni që udhëheqësit e ekipit e dinë se kur do të kthehesh dhe se si mund të të arrijnë në ndonjë rast urgjent të punës.
Përderisa këto taktika mund të duken të thjeshta, ato kanë pasur ndikim dramatik në produktivitetin tim dhe në mirëqenien time. Po shfrytëzoj këtë kohë për t’u përqendruar, për të zvogëluar hutimet dhe duke i dhënë punës time fokusin që meriton. Është një rrugë e dukshme për t’u bërë anëtar i skuadrës më efikas dhe më i mirë.
Këto teknika kanë nevojë për përkushtim dhe vetë-disiplinë. Mos kontrollimi i emailit tuaj çdo pesë minuta është sjellje e mësuar, por kështu është edhe shprehia e kontrollimit të telefonit.
Këto ndryshime të vogla do të kenë ndikime pozitive në punën tuaj dhe jetën personale. Do të zbuloni se po përmbushni më shumë në më pak kohë. Do të ndiheni më shumë nën kontroll të ditës tuaj, e cila zvogëlon stresin. Kush nuk e dëshiron këtë?
Mos mendoni shumë. Vetëm bëjeni. Bëni këto ndryshime dhe merrni kontrollin e kohës tuaj. (Entrepreneur)
*Eric Franchi është bashkë themelues i Underton ku ai drejton lidhjet e industrisë dhe menaxhon ortakëritë më strategjike të kompanisë. Ai gjithashtu shërben si investitor dhe këshillues për shumë kompani.