Një trup i pajetë është gjetur këtë të dielë në fshatin Shushicë të Elbasanit, në bregun e lumit Shkumbin. Policia njofton paraprakisht se viktima është mashkull, rreth të 50-tave. Identiteti i tij ende nuk është zbuluar, ndërsa në trupin e burrit nuk janë gjetur shenja dhune.
Elbasan/Informacion paraprak
Në fshatin Shushicë, Elbasan, në breg të lumit Shkumbin, është gjetur pa shenja jete një shtetas i seksit mashkull rreth 50 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe iderifikimin e kufomës.