Gjendet në Paqësor anija e fundosur në Luftën e Dytë Botërore

0
Gjigandi

Arkeologët detarë besojnë se i kanë gjetur mbetjet e anijes japoneze “Akagi”, e cila ishte fundosur në Oqeanin Paqësor gjatë një beteje të Luftës së Dytë Botërore.

Brenda një jave, historianët dhe arkeologët në anijen kërkimore “Petrel” njoftuan se i kanë gjetur copat e dy nga katër anijeve japoneze, të cilat ishin fundosur gjatë betejës së njohur si “Rruga e mesit”.

Shkencëtarët i kanë përqendruar përpjekjet e tyre në gjetjen e anijeve që ishin fundosur në qershor të vitit 1942, kur rreth 2000 ushtarë japonezë dhe 300 ushtarë amerikanë e kishin humbur jetën.

Anija “Akagi” u gjet 5490 metra në thellësi të Oqeanit Paqësor dhe më shumë se 2100 kilometra në veriperëndim të portit “Pearl Harbor”.

“Jam i sigurtë se ajo që po e shohim në këto pamje, dimensionet e saj nuk janë të asnjë anijeje tjetër, pos anijes Akagi”, tha njëri nga arkeologët pjesëmarrës në këto kërkime.

RonaTyra

Anija me peshë prej 33 tonësh fillimisht përdorej si mjet për fushëbetejë, por më vonë u shndërrua në aeroplanmbajtëse. Ajo ishte përdorur gjatë sulmit të befasishëm të forcave japoneze kundër flotës amerikane në Oqeanin Paqësor, shkruan “The Guardian”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu