Legjenda italiane e futbollit, Gianluigi Buffon, ka shkruar historinë në ndeshjen që sonte Juventusi e fitoi ndaj Torinos.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 30’të në kampionatin italian, ‘Zonja e Vjetër’ shënoi fitore ndaj rivalit lokal, Torinos.
Kjo ndeshje ishte e veçantë edhe për portierin e Juventusit, Gianluigi Buffon, i cili shkruajti emrin e tij në historinë e futbollit italian.
42 vjeçari sonte regjistroi paraqitjen e tij të 648’të në Serie A, duke vendosur rekord të ri. Gardiani italian kaloi legjendën e Milanit, Paolo Maldinin.