Gërryente shtratin e lumit Shkumbin, procedohet penalisht shtetasi që kishte në përdorim mjetet e rënda

0
Gjigandi

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, gjatë orëve të vona të natës, në fshatin Thanasaj, kanë konstatuar 2 mjete të rënda duke nxjerrë në mënyrë të paligjshme materiale inerte në shtratin e lumit Shkumbin.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht shtetasin R. J., 51 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”.

“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një ekskavator dhe një kamion, të cilët ishin në përdorim nga ky shtetas.

Gjithashtu, IKMT po vijon procedurën për ndëshkimin me masë administrative për shkeljen e kryer.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

RonaTyra

Policia e Shtetit dhe IKMT ftojnë qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje apo dëmtim të mjedisit, në numrin falas 112 ose në Komisariatin Dixhital”, thuhet në njoftim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu