Gazetari Berat Buzhala i cili humbi babain nga kovidi, ka publikuar nje mesazh per qytetaret te cileve u apelon qe te ndergjegjesohen dhe ti zbatojne masat kunder perhpjes se ketij virusi i cili rrezikon te shkaktoje pasoja te renda dhe tu marre te afermit.
Postimi i gazetareve:
Shqiptare te dashtun, ora eshte pese minuta ne 12. Jemi shume afer nje katastrofe humanitare. Sigurisht qe nuk do te vdesin qindra mijera veta, mirepo do te vdesin shume te aferm tone, qe ne rrethana te tjera do te jetonin te lumtur bashke me ne edhe per shume vite te tjera, nese ne do ta vazhdojme jeten “si zakonisht”.
Nuk ka qeveri ne bote qe mundet me na ndihmu, nese na nuk i therrasim mendjes dhe nuk reflektojme. Prandaj, per keto arsye, nese deshironi t’i keni edhe me tutje ne gjirin e juaj baben e nanen, e besa edhe vellaun e motren, permbajuni ketyre rregullave kaq bazike, kaq te thjeshta, por kaq te domosdoshme.
Nuk jane ma ne pyetje dy jave te rendesishme para vetes, nuk jane as dy muaj te rendesishem para vetes. Nuk kemi pse jetojme ne iluzione. Jane ne pyetje disa muaj te rendesishem para vetes. Mundemi me i dale ne kryte kesaj fatkeqesie vec nese veprojme se bashku, vec nese nuk i degjojme debillat por shkencetaret.
Eshte ne pyetje cdo gje, eshte ne pyetja shteti, familja dhe e ardhmja jone